Transmetuar më 16-08-2018, 20:18

Futbollisti shqiptar nga Kosova, Donis Avdiaj, do të jetë pjesë e kampionatit holandez gjatë këtij sezoni.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj, ka nënshkruar me skuadrën nga Holanda, Willem II.

21-vjeçari nga Kosova ka qenë pjesë e elitës së futbollit holandez edhe sezonin e kaluar, ku veshi fanellën e Rodas, skuadër ku edhe realizoi tre gola në 11 ndeshje.

Avdijaj ka nënshkruar me Ëillemin për një vit, ndërsa në kontratën e tij ekziston mundësia e rinovimit edhe për një vit tjetër.

Avdiaj ka dalë nga akademia e Schalke 04, ndërsa ofertat për të nukkanë munguar as nga klube të tjera./a.k/noa.al/