Transmetuar më 16-08-2018, 19:55

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në Itali në një aksident të rëndë automobilistik.

Bëhet fjalë për një djalë 22-vjeçar, i identifikuar me emrin Gersi Ura.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Flaminia”, në Fano të Ankonës.

Rreth orës 06:15, i riu po kthehej nga puna e tij si kamerier me një motor. Ai humbi kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Përplasja ka rezultuar fatale për të duke humbur jetën në vend.

Shqiptari mësohet se kishte një vajzë të vogël 2-vjeçe.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit./a.k/noa.al/