Transmetuar më 16-08-2018, 18:56

FIFA ka publikuar renditjen e re të skuadrave kombëtare ku Shqipëria nuk ka pësuar asnjë ndryshim.

Kombëtarja e drejtuar nga italiani Christian Panucci nuk ka lëvizuar me ansnjë pozicion duke mbajtur vendin e 58-të në klasifikimin botëror.

Asnjë ndryshim pozicioni edhe për kombëtaren e Kosovës që gjendet e 141 në rënditjen botërore.

Ndërkohë ngjitje në këtë rënditje ka pësuar kombëtarja e Kroacisë, me ekipin e drejtuar nga Zlatko Dalic që ka përfituar plot 16 pozicione për tu rënditur e katërta.

Një dorë në këtë drejtim i ka dhënë padyshim paraqitja në Kupën e Botës Rusi 2018, ku arriti të shpallej dhe nënkampione.

Ndërkohë që kampionët e sapo shpallur, Franca është ngjitur me gjashtë pozicione, çka e ngjit atë në krye të klasifikimit. /k.k/noa.al/