Transmetuar më 16-08-2018, 18:44
Kryeministri Rama ka publikuar një video ku shfaqet me një berber.
Ai ka shkëputur një sekuencë të shkurtër të bisedës me të, të cilin e përgëzon për faktin që punon gjatë muajve të verës.
Rama ndodhet tek berberi duke prerë flokët, dhe duket se look-un e tij kryeministri ia ka besuar një adoleshenti nga Fieri.
Kreu i qeverisë ka zhvilluar ndërkohë edhe një bisedë të shkurtër me të riun berber që i tregon se vazhdon shkollën në gjimnazin e Fierit.
Rama: Po ça shkolle je?
Berberi: Në Fier, “Janaq Kilica” në Fier në gjimnaz, shkoj në vit të dytë sivjet.
Rama: Këtu vjen vetëm për verë e, punon me babain?
Berberi: Po, është viti i 8 që e ka babai sivjet.
Rama: Bravo!