Transmetuar më 16-08-2018, 18:19

Një burrë është hedhur nga kati i katërt i një pallati.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:47 të pasdites së sotme, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.

60-vjeçari, i identifikuar vetëm me inicialet D.B, është vetëhedhur nga ballkoni i apartamentit ku banonte.

Ai u gjet me shenja jete dhe u transportua menjëherë për në spital.

Aktualisht 60-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të marra.

Janë të paqarta arsyet që e çuan burrin drejt këtij akti ekstrem. /k.k/noa.al/