Transmetuar më 16-08-2018, 14:04

Një familje në Korçë është tromnditur nga humbja e djalit 3-vjeçar, i cili ndërroi jetë pasi bombola e oksigjenit e zuri poshtë.

Për këtë ngjarje shokuese kanë folur familjarët e të miturit, të cilët janë lajmëruar nga komshijtë për rastin. Ata kanë thënë se ishin në një ceremoni mortore, dhe kur kanë ardhur në banesë kanë parë tmerr me sy.

Sipas dëshmisë së tyre, djali ishte zënë poshtë nga bombola e cila përdorej nga gjyshi i të voglit. “E gjetëm të mbuluar në gjak”, kanë thënë me lot në sy familjarët.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Mborje rreth orës 11:25 minuta të kësaj të enjteje.

Raportohet se fëmija me inicialet J.D., ishte duke luajtur pranë një bombule me oksigjen. Papritur bombola u rrëzua duke e zënë poshtë fëmijën.

Vogëlushi mori goditje të rëndë dhe ka ndërruar jetë në spital. Përpjekjet për t’i ardhur në ndihmë rezultuan të kota pasi kishte marrë dëmtime të rënda. /k.k/noa.al/