Transmetuar më 16-08-2018, 13:26

Kombëtarja e Shqipërisë nuk ka ndryshuar vend në renditjen e përgjithshme të FIFA-s për këtë muaj.

Skuadra kuqezi mbetet në vendin e 58 në rang-listën botërore me 1384 pikë të grumbulluara.

Këtë periudhë nuk ka pasur ndeshje ndaj Shqipëria ka mbetur në të njëjtin vend. Edhe Kosova po ashtu nuk ka ndryshuar pozicion në renditje duke mbetur e 141-ta me 1080 pikë.

Ndërkohë, në vendin e parë të renditjes është kampiona e re e botës Franca.

Ajo ndiqet nga Belgjika ndërkohë në shkallën e tretë të podiumit për këtë muaj qëndron Brazili.

Nënkampionia e botës Kroacia është ngjitur në vendin e katërt./a.m./noa.al/