Transmetuar më 16-08-2018, 13:16

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Korçë ku një fëmijë 3-vjeçar ka gjetur vdekjen teksa luante.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Mborje rreth orës 11:25 minuta të kësaj të enjteje.

Raportohet se fëmija me inicialet J.D., ishte duke luajtur pranë një bombule gazi.

Papritur bombola u rrëzua duke e zënë poshtë fëmijën.

Vogëlushi mori goditje të rëndë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Përpjekjet për t’i ardhur në ndihmë rezultuan të kota pasi kishte marrë dëmtime të rënda.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka nisur veprimet hetimore./a.m./noa.al/