Transmetuar më 16-08-2018, 12:01

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në veri të Sudanit në Afrikë ku 24 fëmijë janë mbytur në ujërat e lumit Nil pas varka me të cilin udhëtonin u përmbys.

Në varkë ndodheshin 40 fëmijë, por 16 prej tyre kanë arritur të shpëtojnë.

Viktimat janë nga mosha 6 deri në 17-vjeç.

Motori i varkës papritur u ndal dhe fëmijët i kapi paniku. Në lëvizjet e pakontrolluara nga frika u përmbys varka dhe ndodhi tragjedia.

Më së shumti viktima kanë mbetur bëjnë me dije mediat e huaja.

“një familje ka humbur 5 fëmijë”, shkruan Tgcom. Ndërkohë, ka nga ato familje që kanë humbur 3 apo dy fëmijë./a.m./noa.al/