Transmetuar më 16-08-2018, 11:46

Një aksident i rëndë me pasojë dy të plagosur ka ndodhur gjatë orëve të paradites të kësaj të enjteje në aksin rrugor Bulqizë-Qafa e Buallit.

Raportohet se një mjet tip “Opel” i drejtuar nga 58-vjeçari me inicialet A.I., ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi u mjetit dhe pasagjerja, shtetasja me inicialet Z.I. Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës nga ku raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështisë në rrugë nga reshjet e shiut. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të  aksidentit./a.m./noa.al/