Transmetuar më 16-08-2018, 11:33

Policia e Shtetit është sinjalizuar për një gomone të braktisur në grykëderdhjen e lumit Bistrica në Sarandë.

Efektivët kanë shkuar në vend dhe kanë bërë bllokimin e mjetit.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se mjeti i përkiste një shtetasi italian të cilit i është grabitur pak kohë më parë.

Mjeti dyshohet se do të përdorej për trafik të lëndëve narkotike.

Për momentin policia po vijon me veprimet hetimore për zbulimin e personave që kanë grabitur mjetin ujor dhe qëllimet e tyre.

Nuk dihet nëse në mjet janë gjetur prova që të vërtetojnë trafikun e narkotikëve./a.m./noa.al/