Transmetuar më 16-08-2018, 11:19

Një person tenton të kalojë mallra kontrabandë në bashkëpunim me një doganier në Rinas por përfundojnë të dy në pranga.

Policia thotë se është arrestuar doganieri Geron Hoxha 29-vjeç që ishte me detyrë në pikën kufitare të Rinasit.

Ky shtetas, ka lejuar të kalojë mallra kontrabandë Gerald Ketën, 26-vjeç, edhe ky i fundit i arrestuar.

Keta tentoi të kalojë veshje me ndihmën e doganierit.

Por, pas kontrollit që ky shtetas iu nënshtrua, u zbulua tentativa.

Policia identifikoi edhe doganierin i cili ndihmoi të riun dhe e vuri në pranga./a.m./noa.al