Transmetuar më 16-08-2018, 10:35

Anjeza Maja është konfirmuar si një prej emrave që do të largohen nga "Top Channel".

Këtë gjë e pohoi vetë Anjeza një ditë më parë për mediat rozë kur tha se aventura e saj e radhës do të jetë ne televizionin "Klan".

E pyetur se çfarë projekti do të ketë, ajo nuk ka preferuar të japë detaje.

Por, sot është mësuar se Anjeza do të jetë pjesë e spektaklit “Dance With Me”.

Nuk dihet nëse pas këtij spektakli do vijojë me ndojë emision në “Klan”.

Është përfolur po ashtu se Anjeza mund të hapë nje biznes privat./a.m./noa.al/