Transmetuar më 16-08-2018, 10:09

Zjarr në një çerdhe në Tiranë. Fatmirësisht ngjarja nuk ka sjellë dëme në njerëz pasi zjarri ka rënë në një kohë kur atje nuk ndodhej askush.

Policia bën me dije se “Çerdhja nr. 14” në zonën e “Ali Demit” në Tiranë është përfshirë nga flakët në një prej dhomave.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:57 të mëngjesit. Zjarri ka rënë në një dhomë që shërbente si magazinë.

Fatmirësisht forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë dhe nuk kanë lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera.

Nga veprimet paraprake hetimore, rezulton se zjarri ka rënë për shkak të rrjedhjes së gazit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet./a.m./noa.al/