Transmetuar më 16-08-2018, 09:38

Në Resulaj të Selenicës ndodhi një prej masakrave më të mëdha në vend ku tetë persona, anëtarë të të njëjtit trung familjar u ekzekutuan me kallashnikov nga një i afërm u tyre.

24-vjeçari Ritvan Zykaj nuk kurseu as dy fëmijë. Ai vrau vëllain e gjyshit, dy djemtë e tij me nuset dhe nipin e mbesën e mitur.

Pas arrestimit nga policia, ai deklaroi se ata e akuzonin gjithmonë për vjedhje. Debati i fundit kishte ndodhur ditën e masakrës teksa viktimat e kishin akuzuar se u kishte vjedhur disa pula.

Pas një dreke familjare, Ritvan Zykaj u ngrit më herët, shoi në banesë dhe i vrau njëri pas tjetrit kushërinjtë.

Nga dy famijet, shpëtuan vetëm tre djem që nuk ndodheshin në fshat.

Disa ditë pas masakrës, është mësuar një konflikt i vjetër mes dy familjeve.

Pas viteve 2000, familja e Demir Zykajt dhe djemtë zbritën nga kodra për të ndërtuar banesat aty ku ndodhi masakra.

Disa prej pronave që ata kishin pretendoheshin edhe nga familja e Ritvan Zykajt dhe për këtë ata kanë pasur debate.

Ndërkohë, nënkryetari i Bashkisë Selenicë Neim Veshaj ka deklaruar se ka qenë i njohur me këtë konflikt nga fshatarët e zonës, por sipas tij zyrtarisht nuk ka pasur asnjë ankesë.

“E kam dëgjuar nga banorët këtë konflikt, por zyrtarisht asnjëherë nuk ka ardhur një ankesë prej tyre. Ne si bashki ende nuk kemi vendosur nëse do t’u akordohet një fond ndihmese të mbijetuarve. Mbledhja që organizuam për shpenzimet e varrimit ishte në kushte emergjente. Tashmë, ne do të vendosim sesi do të procedojmë më tej me të mbijetuarit e për t’i ndihmuar ata”, u shpreh Veshaj./a.m./noa.al/

EKSKLUZIVE Ritvan Zykaj flet nga arratia: Ç’më keni çarë k**in(!)

Zbardhet dinamika e plotë e ngjarjes/ Nga sherri për pulat e detit deri tek masakra me 8 të vrarë

Kush është Ridvan Zykaj, hajduti i pulave që mori jetën e 8 njerëzve dhe u zhduk

Policia del me qëndrim zyrtar mbi masakrën e tetëfishtë në Vlorë

Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e autorit të krimit në Selenicë

Prindërit e 24 vjeçarit të tronditur nga ngjarja, zbulohet konflikti i hershëm me kushërinjtë

“Unë kot s’u bie në qafë, por kam një gjë, po më ngacmuan atëherë s’i lë rehat, s’kam çfarë bëj që e kam këtë gjë”

Vrau 8 persona të fisit, dëshmitari zbulon të shkuarën e autorit: Çfarë i ndodhi në adoleshencë?

Masakër në Vlorë, 24-vjeçari vret 8 anëtarë të fisit të tij

Nuk bën rezistencë, Ritvan Zykaj prangoset pranë vendit ku kreu masakrën me 8 viktima

Masakra e Resulajt, 8 viktimat nga i njëjti trung familjar, Ritvani i shuajti në tre breza

“O Edi Rama, më gjen dot…” Mesazhi i autorit të masakrës teksa ishte në arrati

Zykaj kur ishte në arrati: Duke pritur Fatmir Xhafajn! Qytetarët: Të torturohet! Mbyllet adresa e Facebook-ut

 Si i masakroi Ritvani 8 të afërmit e tij (Kujdes pamje të rënda!)

“I vrau për pulat!” Gjyshi i Ritvanit tregon çfarë ndodhi para masakrës: Si i gjeta trupat

Dinamika, si i vrau njëri pas tjetrit 8 të afërmit Ritvani, tre djemtë që shpëtuan

Asnjë avokat nuk e merr përsipër autorin e vrasjes së tetëfishtë në Selenicë

Masakra e Selenicës me tetë të vrarë mund të ishte parandaluar

Masakra e Selenicës, autori filmoi viktimat. Videon ia dërgoi kushëririt

Para 7 vitesh i shpëtuan jetën, Ritvani i “rritur” u ekzekutoi gjithë familjen

"Mos më bini në qafë se do ju bëj hatanë”, si Zykaj kishte paralajmëruar masakrën