Transmetuar më 16-08-2018, 09:21

Një tragjedi e përmasave të madha ndodhi në Itali ku shembja e urës së famshme “Morandi” në autostradën A10 në Xhenova i mori jetën 39 personave.

Ndërkohë bilanci mund të rritet edhe më tej pasi mes rrënojave dyshohet se ka ende persona të tjerë.

Në mediat italiane po qarkullojnë historitë prekëse për viktimat.

Njëra prej tyre është edhe ajo e katër shokëve Matteo Bertonati, Giovanni Battiloro, Gerardo Esposito dhe Antonio Stanzione.

Ata po udhëtonin drejt Nicës në Francë, por rruga e tyre u ndërpre në Xhenova.

Pak para se të kalonin mbi urë, ata postuan videon e fundit duke udhëtuar.

Ky do të ishte kujtimi i fundit i tyre në jetë./a.m./noa.al/