Transmetuar më 15-08-2018, 12:06

Prej kohësh në media është folur për raportet e përkeqësuara mes trajnerit Hoze Mourinho dhe drejtuesve të Manchester United.

Mes zërave të shumtë është përfolur edhe mundësia e largimit të portugezit nga drejtimi i stolit të ekipit anglez.

Ai ka shprehur pakënaqësi edhe në media ndaj drejtuesve që nuk përmbushën kërkesat e tij në merkato.

Së fundi, media franceze “L’Equipe” raporton se trajneri Mourinho do largohet nga United.

Sipas raportimeve, vendin e tij pritet ta zërë francezi Zinedinë Zidane, i mbetur pa ekip pas dorëheqjes së papritur nga Reali i Madridit.

Por, Mourinho ka edhe dy vite kontratë me “djajtë e kuq”. Sipas të gjitha gjasave, largimi i tij mund të ndodhë në fund të këtij sezoni./a.m./noa.al/