Transmetuar më 15-08-2018, 11:21

Ledion Liço dhe trashëgimtarja e Top Channel Sara Hoxha kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre disavjeçare.

Dasma u realizua në një resort luksoz në Como të Italisë ku të pranishëm ishin personalitete të shumta nga fusha të ndryshme.

Sigurisht, në këtë event të rëndësishëm kanë qenë edhe figurat kryesore të Top Channel, me të cilët Liço bashkëpunon prej vitesh.

Edhe pse dasma ishte menduar që të ishte tërësisht private dhe çifti kishte porositur të ftuarit të mos publikonin video nga eventi, sërish ka dalë një material.

Në të duken momentet kur të ftuarit janë duke kërcyer nën ritmet e këngëve të Artiola Toskës./a.m./noa.al/