Dhuna në familje nuk ësh vetëm fenomen shqiptar. Një episod shokues ka ndodhur në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që u mbyll me një viktimë dhe një të plagosur rëndë.
Por, në këtë rast, viktimë ka mbetur agresori pasi policia ka ndërhyrë në kohë.
Një efektive e forcave të rendit ishte duke patrulluar me makinë kur u gjend para një skene të tmerrshme.
Një i ri kishte shtrirë në tokë partneren dhe po e godiste me thikë. Ajo zbriti nga makina menjëherë dhe i drejtoi armën 30-vjeçarit Wlliam Fuller për t’u dorëzuar.
Ky i fundit, i mbytur nga gjaku i të dashurës nuk dorëzohet por tenton të sulmojë policen.
Ajo pas bën disa hapa prapa, detyrohet të hapë zjarr. 30-vjeçari u godit dy herë dhe humbi jetën pas disa orësh në spital.
Ndërkohë dashura e tij fatmirësisht shpëtoi edhe pse ishte goditur disa herë dhe kishte marrë plagë të rënda./a.m./noa.al/