Transmetuar më 15-08-2018, 10:33

Lajmi për vdekjen e dy të rinjve shqiptarë në Xhenova të Italisë nga shembja e urës “Morandi” është konfirmuar zyrtarisht edhe nga Ambasada Shqiptare në Romë.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, ambasada  konfirmon edhe identitetin e dy viktimave.

“Ambasada po ndjek me autoritetet italiane lajmin e rëndë për humbjen tragjike të jetëve të dy të rinjve shqiptarë Marjus Djerri dhe Edi Bokrina në aksidentin tragjik në urën Morandi në Genova”, thuhet në mesazhin e shpërndarë në Facbook.

Po ashtu, përfaqësia diplomatike shpreh gatishmërinë për familjet e viktimave për asistencë të mëtejshme. “Duke u shprehur ngushëllimet e sinqerta familjarëve të viktimave, ambasada është në dispozicion të të afërmve për të gjithë asistencën e nevojshme”, vijon mesazhi./a.m./noa.al/

Tragjedia në Xhenova, mes viktimave edhe një djalë i ri shqiptar, shoku i tij i zhdukur në rrënoja

Vjen konfirmimi, kush është shqiptari i dytë i vdekur nga shembja e urës në Xhenova