Transmetuar më 15-08-2018, 10:17

Thellohet edhe më tej tragjedia në Xhenova të Italisë.

Ka shkuar në 37 numri i viktimave nga shembja e urës “Morandi”.

Grupet e Emergjencave Civile kanë nxjerrë nga rrënojat edhe dy trupa të pajetë gjatë paradites së sotme.

Ndërkohë, shpresat për të mbijetuar veniten me kalimin e orëve.

Disa persona janë shpallur të zhdukur dhe ndodhen ende mes rrënojave sipas autoriteteve italiane.

Në këtë ngjarje humbën jetën edhe dy të rinj shqiptarë, Marjus Djerri dhe Eduard Bokrina.

Konfirmimi për vdekjen e tyre ka ardhur nga të afërmit që kanë ndjekur nga afër operacionin për nxjerrjen e trupave nga inertet./a.m./noa.al/

Shembja e urës në Genova! Rritet në 35 numri i viktimave, 13 të plagosur rëndë

 Shembja e urës në Xhenova! Rritet në 22 numri i viktimave, 13 të plagosur rëndë

Shembja e urës në Xhenova! 11 viktima, mes tyre një fëmijë. Gjithashtu 7 të plagosur rëndë

Shembja e urës në Itali, dyshohet për 10 viktima. Ka edhe të bllokuar

Pamjet të rënda në Xhenova, njerëzit të tmerruar. Ja si u shemb ura

Shembet ura në Itali, dyshohet për dhjetra të vdekur

Tragjedia në Xhenova, mes viktimave edhe një djalë i ri shqiptar, shoku i tij i zhdukur në rrënoja