Transmetuar më 15-08-2018, 10:00

I pajisur me mjaft mirë me sende…antiligjore. Motora për mjete ujore, kanabis, kubikë me kanabis, kallashnikov dhe mijëra municione iu gjetën një djali të ri 25-vjeçar nga Vlora.

Policia thotë se ka arrestuar në kushtet e flagrancës Denis Muhametajn nga fshati Llakatund.

Në banesën e shtetasit të lartpërmendur janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

• 1 armë zjarri automatike model 56, 4 krehëra pistolete dhe kallashnikovi.

• 1260 copë fishekë pistolete dhe kallashnikovi 

• 3 motorra për mjete ujore me 300 kë fuqi,

• 3 automjete tip furgon, autoveturë dhe kamionçinë,

• 15.7 kg kanabis, 340 kubikë kanabis.

Veç kultivimit, duket se i riu kishte marrë masat edhe për transportimin drejt Italisë me mjete ujore.

Zbulimi i aktivitetit të tij u bë pas sigurimit të informacioneve në rrugë operative nga ana e policisë.

Ndërkohë, po punohet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm në aktivitetin kriminal./a.m./noa.al/