Një tragjedi e rëndë ndodhi një ditë më parë në Xhenova të Italisë ku nga shembja e urës “Morandi’ në autostradën A10 humbën jetën 35 persona.
Ngjarja rezultoi fatale edhe për dy shtetas shqiptarë. Mes viktimave janë edhe shtetasit Marjus Djerri 22-vjeç dhe Eduard Bokrina të cilët udhëtonin së bashku.
Fillimisht u konfirmua vdekja e 22-vjeçarit. Me vijimin e operacioneve të shpëtimit është gjetur i pajetë mes rrënojave edhe shqiptari tjetër Bokrina.
Raportohet se ata u nxorën nga rrënojat në prezencë të familjarëve.
Të afërmit e Marjus Djerrit deklaruan se djali po shkonte për në punë kur ndodhi tragjedia.
Familja jetonte prej vitesh në Itali. Marjusi kishte lindur në këtë shtet.
Në rrjetet sociale të afërmit e dy viktimave shqiptarë kanë nisur të shpërndajnë mesazhe ngushëllimi./a.m./noa.al/
Shembja e urës në Genova! Rritet në 35 numri i viktimave, 13 të plagosur rëndë
Shembja e urës në Xhenova! Rritet në 22 numri i viktimave, 13 të plagosur rëndë
Shembja e urës në Xhenova! 11 viktima, mes tyre një fëmijë. Gjithashtu 7 të plagosur rëndë
Shembja e urës në Itali, dyshohet për 10 viktima. Ka edhe të bllokuar
Pamjet të rënda në Xhenova, njerëzit të tmerruar. Ja si u shemb ura
Shembet ura në Itali, dyshohet për dhjetra të vdekur
Tragjedia në Xhenova, mes viktimave edhe një djalë i ri shqiptar, shoku i tij i zhdukur në rrënoja