Transmetuar më 15-08-2018, 09:16

E kishin bërë me qindra, ndoshta mijëra herë atë rrugë, por kurrë nuk e kishin menduar se ai udhëtim do të ishte i fundit.

Pas tragjedisë së Xhenovas, tashmë kanë nisur të qarkullojnë edhe historitë e viktimave që deri tani të konfirmuara janë 35, por bilanci mund të rritet.

Një prej atyre historive prekëse është edhe ajo e një familjeje të shuar.

Roberto Robbiano, bashkëshortja e tij Ersilia Piccinino dhe djali i tyre 7-vjeçar Sammuele janë mes viktimave.

Ata nuk arritën të shkojnë për drekë te gjyshi. Familja po i priste por papritur në të gjitha mediat doli lajmi i tragjedisë.

Të afërmit po u telefonin por asnjë përgjigje nuk vinte.

Një i afërm mbërriti në vendin e tragjedisë. Mes rrënojave ku grupet e shpëtimit punonin kundër kohës dhe motit të keq, dukej makina e Robertos e kthyer në grumbull hekurash.

Aty ndodhej edhe topi me “spiederman”, me të cilin luante vogëlushi Samuel. Konfirmimi më pas erdhi zyrtarisht, ata nuk jetonin më./a.m./noa.al/