Transmetuar më 15-08-2018, 08:56

Shembja e një ure në Xhenova të Italisë shkaktoi të tragjedi njerëzore të përmasave të mëdha.

Të paktën 35 persona janë konfirmuar të vdekur zyrtarisht ndërkohë bilanci mund të rritet edhe më tej pasi mes rrënojave dyshohet për persona të tjerë të bllokuar.

Një ditë pas ngjarjes ka ardhur konfirmimi edhe për një viktimë shqiptare.

22-vjeçari Marjus Djerri nga Shijaku, ka humbur jetën nga shembja e urës “Morandi” në autostradën A10, e cila lidhte qytetin e Xhenovas me aeroportin.

Konfirmimi ka ardhur nga familjarët e të riut. Ndërkohë, një tjetër shqiptar është shpallur i zhdukur mes rrënojave. Ai udhëtonte së bashku me Marjusin.

“Marjusi po shkonte në punë kur u shemb ura”, kanë thënë ata. Ai jetonte në Itali prej vitesh.

Ndërkohë, kërkimet mes rrënojave kanë vijuar gjatë gjithë natës.

Ura “Morandi” ishte e gjatë rreth 1.2 kilometër. Të paktën 300 metra të saj janë shembur duke rënë mbi godina të shumta që ndodheshin poshtë saj si qendra tregtare por edhe banesa./.am./noa.al/

Shembja e urës në Genova! Rritet në 35 numri i viktimave, 13 të plagosur rëndë

 Shembja e urës në Xhenova! Rritet në 22 numri i viktimave, 13 të plagosur rëndë

Shembja e urës në Xhenova! 11 viktima, mes tyre një fëmijë. Gjithashtu 7 të plagosur rëndë

Shembja e urës në Itali, dyshohet për 10 viktima. Ka edhe të bllokuar

Pamjet të rënda në Xhenova, njerëzit të tmerruar. Ja si u shemb ura

Shembet ura në Itali, dyshohet për dhjetra të vdekur