Transmetuar më 15-08-2018, 08:43

Kisha Katolike është përballë një “stuhie” të re që lidhet me skandalet e pedofilisë.

Plotë 70 vite abuzime dhe 300 klerikë të përfshirë. Ky është konkluzioni i arritur pas një hetimi 18 mujor nga autoritetet amerikane në Pensilvani.

Për momentin nuk janë shpërndarë shumë detaje lidhur me emrat apo abuzimet konkrete pasi disa priftërinjsh janë ankuar se po u shkelen të drejtat.

Por, së shpejti pritet që të gjitha të dhënat dhe provat, të shoqërohen me emrat e priftërinjve pedofilë.

Abuzimet e konstatuara ndaj fëmijëve shtrihen në një periudhë 70-vjeçare dhe janë të përfshirë edhe emra të rëndësishëm.

Njëri prej të dyshuarve është edhe kardinali Theodore McCarrish, i akuzuar se ka abuzuar me minorenë.

Sipas mediave, të paktën 90 nga abuzuesit kanë qenë pjesë e ish-dioqezës së kardinalit Donald William Wuerl, i konsideruar si një ndër këshilltarët e afër të Papa Françeskut./a.m./noa.al/