Transmetuar më 15-08-2018, 08:29

Një ngjarje shokuese ndodhi në Fier dy ditë më parë që fatmirësisht nuk u mbyll me tragjedi. Nëna 42-vjeçare tentoi të mbysë në ujërat e lumit Seman dy vajzat e saj binjake 6-vjeçare.

Rudina Kishta, i vuri zjarrin banesës së partnerit të saj Ardian Gjika në fshatin Grecalli dhe më pas u largua. Ajo po shkonte drejt banesës së prindërve të saj në fshatin Daullas, por gjatë rrugës, u ndal pranë lumit Seman dhe tentoi të mbysë vajzat e saj.

Ajo i kishte futur në breg dhe në ato momente aty kaloi një djalë i ri i cili kuptoi situatën nga të qarat e vogëlusheve.

Ai ndërhyri dhe i nxori vajzat ndërkohë njoftoi policinë për atë që kishte ndodhur.

Uniformat blu arritën shumë shpejt pasi ishin vënë në ndjekje të gruas e cila i kishte vënë zjarrin banesës së partnerit.

Kishta ishte në gjendje të rënduar psikologjike. Ajo tha se partneri i saj pinte shumë alkool dhe nuk e kishte mbajtur premtimin ta kthente në shtëpinë e prindërve.

Ajo tha se edhe atë ditë ai kishte pirë. E pyetur se pse donte të mbyste vajzat, ajo u justifikua dhe tha se nuk donte që ato të vuanin.

Ajo do të përballet me akuzat “tentativë vrasje” dhe “shkatërrim prone me zjarr”./a.m./noa.al/

“Dje e mora dhe na vuri zjarrin”, flet partneri i gruas që tentoi të mbysë vajzat

Shokuese! Nëna tenton të mbysë dy vajzat e saj në Fier pasi dogji banesën e bashkëjetuesit