Transmetuar më 15-08-2018, 07:59

Agjencia amerikane FBI ka dhënë një paralajmërim të fortë për bankat që mund të bëhen viktima të një sulmi të madh nga një grup i fuqishëm hackerash.

Së fundi janë siguruar informacione të rëndësishme për një operacion të quajtur “zbrazja e bankomateve” që përfshin një rrjet të gjerë hackerash në vende të ndryshme.

Ky operacion, synon grabitjen  shumave kolosale nga bankomatet duke infektuar përmes viruseve sistemet kompjuterike të bankave.

Raportohet se sulmi mund të nisë këtë fundjavë. Sistemet e bankave janë lehtësisht të prekshëm nga viruset që pritet të përhapen dhe për këtë arsye është kërkuar marrja e masave shtesë.

Grabitja e parave online e bën mjaft të vështirë ndërhyrjen nëse transferuat janë kryer.

Për këtë arsye, është kërkuar nga bankat të ngrihen barriera mbrojtëse në sistemet informatike.

Edhe në Shqipëri grabitjet online së fundi janë kthyer në një fenomen mjaft të shpeshtë./a.m./noa.al/