Transmetuar më 14-08-2018, 18:30

Një konflikt mes dy vëllezrve ka ndodhur në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 11:54, në rrugën “Meme Meto”, ku dy vëllezër I. X., dhe A. X., janë përleshur mes tyre.

Gjatë konfliktit I. X., ka qëlluar në trup me thikë, vëllain e tij, A. X.

I dëmtuari A. X., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme autorin I. X., si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës./a.k/noa.al/