Transmetuar më 14-08-2018, 15:11

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Xhenova të Italisë, ku është shembur një urë.

Mediat vendase shkruajnë se një pjesë e mbikalimit mbi lumin Polcevera, njohur ndryshe edhe si ura “Morandi” mbi autostradën A10 në Xhenoa të Italisë, është shembur gjatë mesditës së sotme.

Nga shembja e urës dyshohet se mund të ketë 11 persona të vdekur, mes tyre një fëmijë pasi gjatë shembjes së saj mbi 20 automjete ndodheshin në të.

Gjithashtu raportohet edhe për 7 persona të plagosur, në gjendje kritike për jetën.

Shkak për shembjen e tij mund të jetë bërë një problem strukturor, teksa të dyja anët e mbikalimit kanë rënë nga një lartësi prej afro 100 metrash.

Në një video të publikuar nga mediat vendase, shihet një kamion ka ndaluar vetëm pak metra larg pjesës së shkëputur të urës Morandi në Genova.

Shoferi që ndodhej brenda mund ta konsiderojë veten me fat duke shpëtuar mrekullisht.

Videon e gjeni më poshtë:/a.k/noa.al/