Transmetuar më 14-08-2018, 14:04

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Xhenova të Italisë, ku është shembur një urë.

Mediat vendase shkruajnë se një pjesë e mbikalimit mbi lumin Polcevera, njohur ndryshe edhe si ura “Morandi” mbi autostradën A10 në Xhenoa të Italisë, është shembur gjatë mesditës së sotme.

Nga shembja e urës dyshohet se mund të ketë dhjetra të vdekur, pasi gjatë shembjes së së saj mbio 20 automjete ndodheshin në të.

Shkak për shembjen e tij mund të jetë bërë një problem strukturor, teksa të dyja anët e mbikalimit kanë rënë nga një lartësi prej afro 100 metrash.

Nga shembja e urës janë dëmtuar edhe disa fabrika pranë.

Autoritetet e emergjencës ndodhen në vendin e ngjarjes për ndihmë.

Në rrjetet sociale janë publikuar edhe video të momentit të shembjes së urës.

Në pamje duket stuhia që ka prekur Genovën dhe ura që shembet.

“Oh Zot im,” dëgjohet duke bërtitur një person, ndërsa filmon katastrofën.

“Pashë njerëz që vraponin drejt meje, të zbathur dhe të terrorizuar”, tha Alberto Lercari, shofer, i pranishëm në kohën e shëmbjes së urës Morandi.

“Dola nga galeria dhe pashë ngadalësime dhe dëgjova një zhurmë. Njerëzit vraponin duke ardhur drejt meje. Ishte e tmerrshme”, tha ai./a.k/noa.al/