KPK e konfirmoi në detyrë, Komisioneri Publik ankimon vendimin për gjyqtaren Alma Brati
Transmetuar më 14-08-2018, 12:56

Gjyqtarja Alma Brati kaloi me sukses procesin e vettingut. Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ajo rezultoi e pastër në të tre shtyllat e rivlerësimit.

Por, ndryshe mendon Komisioneri Publik që ka apeluar vendimin në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

Komisioneri Publik rendit disa prej problematikave që konstatohen në vendimin e KPK për gjyqtaren e Tiranës.

“Komisioneri Publik vlerëson se vendimi nr. 32, datë 5.7.2018, përmban mangësi në hetimin dhe kontrollin e kriterit të pasurisë. Arsyetimi dhe përfundimet e Komisionit, në vështrim të provave të administruara, nuk të krijon bindjen se subjekti i rivlerësimit ka arritur një nivel të besueshëm të vlerësimit të pasurisë, referuar kërkesave të nenit D të aneksit të Kushtetutës dhe ligjit nr. 84/2016”, thuhet mes të tjerash në dokumentin e animimit.

Sipas Komisionerit Publik, mangësitë e konstatuara duhet të rregullohen nga KPA.

“Komisioneri Publik çmon se mangësitë e konstatuara në hetimin dhe vlerësimin drejt të fakteve nga ana e Komisionit për kontrollin e pasurisë së subjektit të rivlerësimit justifikojnë rishikimin e vendimit. Mangësitë e vërejtura mund të rregullohen nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, referuar nenit F, pika 3, dhe 7 të aneksit të Kushtetutës”, thuhet më tej në ankesë./a.m./noa.al/

Del e pastër nga vetingu, gjyqtarja Alma Brati konfirmohet në detyrë

Loading...
Loading...