Transmetuar më 14-08-2018, 10:52

Ariu që do shihni në video ne mëposhtme ka kaluar plot 17 vite në një kafaz tepër të ngushtë 1.8 me 2.7 metra.

Kur u fut në riu i quajtur “Kai” ishte ende këlysh dhe u mor nga gjuetarët që vranë nënën e tij.

Ariu u mbyll në një “muze” në Hokaido të Japonisë dhe asnjëherë nuk u nxor prej aty.

Turistë të shumtë kishin dhënë alarmin në organizatat e mbrojtjes së kafshëve. Më në fund, pas disa ndërhyrjeve u mor vendimi për lirimin e kafshës.

Kur kafazi hapet, ariu duket mjaft i hutuar. Duhen pak çaste që ai të kuptojë se më në fund mund të largohej nga ai kafaz i vuajtjeve.

Pasi hedh disa hapa të ngadaltë, kafsha e gjorë shkon drejt lumit kur shijon një zhytje./a.m./noa.al/