Transmetuar më 13-08-2018, 20:11
Aktori i Portokallisë Rezart Veleshnja ka “shpërthyer” rëndë në kritika kundër kryeministrit Edi Rama.
Aktori i njohur i ka bërë këto kritika për shkak të mungesës së infrastrukturës në zonat turistike.
Aktori ka publikuar videon në Instagram duke treguar rrugën e pashtruar.
Teksa ishte duke udhëtuar për në banjat termale të Bënjës të cilat ndodhen 14 km larg qytetit te Përmetit, Veleshnja shprehet:
“Keq me vjen, por ky eshte realiteti! Gjynah per brezat e rinj qe kane perseri fatin e keq te jetojne sic po jetojme ne”.
Veleshnja ironizon projektet e prezantuara nga Rama për zonat turistike, duke i sugjeruar që t’i “përdorë kur shkon në tualet”.
Për më tepër shihni videon e mëposhtme: