Transmetuar më 13-08-2018, 17:04

Punonjësi i kompanisë ajrore Horizon Air, Richard Russell rrëmbeu një avion, të cilin e drejtoi për rreth një orë mbi qytetin e Siatëllit para se ta rrëzonte në ishullin Ketron, rreth 48 kilometra nga Aeroporti Ndërkombëtar i qytetit.

Autoritetet thanë se ai kishte punuar të premten dhe ishte në uniformë kur hyri në kabinën e një aeroplani Bombardier Q400 të kompanisë Horizon Airlines.

Megjithëse ai nuk kishte liçencë piloti dhe nuk ishte i trajnuar për drejtim të një avioni pasagjerësh, autoritetet thanë se ai u ngrit me sukses nga aeroporti i Siatëllit dhe beri manovra të rrezikshme në ajër para se ta përplaste avionin.

Forca ajrore amerikane menjeherë aktivizoi dy avionë luftarakë të cilët e shoqëruan rrëmbyesin e avionit deri në momentin e rrëzimit në ishullin Ketron.

Për më tepër shihni videon e mëposhtme: