Kjo femër 42 vjeçe dhe partneri i saj 35 vjeçar, që të dy rusë, kanë vrarë dhe më pas ngrënë, trupat e të paktën 30 femrave.
Ngjarja që u zbulua vitin e kaluar, iu nënshtrua kalvari gjyqësor dhe orët e fundit, gjykata në rajonin Krai Krasnodar të Rusisë jugperëndimore, çmoi se çiti është mendërisht i shëndetshëm.
Vendimi erdhi bazuar në një sërë ekspertizash me mjekë, psikologë dhe ekspertë të tjerë të fushës.
Ata konstatuan se çifti kanibal rus, kishte qenë në të gjitha rastet i vetëdijshëm teksa vriste dhe më pas ushqehej me mishin e 30 femrave që u kishin marrë jetën.
Çifti kanibal rus u kap pasi një grup punëtorësh ndërtimi gjetën një telefon celular që përmbante fotografi të Dmitry Baksheev, me një dorë të prerë në gojën e tij.
Faza tjetër e kalvarit gjyqësor është masa e dënimit për dy kanibalët.
Natalia Baksheeva, 42 vjeç dhe Dmitri Baksheev, u arrestua në tetor 2017 si të dyshuarit kryesorë për vrasjen e një gruaje në qytetin e Krasnodar.
Më tej gjatë hetimit, të dy kanë pranuar se kanë vrarë deri në 30 gra.
Kontrollet policore dhe hetimet zbuluan në banesën e tyre, se trupat e viktimave ishin gatuar dhe në disa raste mishi i tyre ishte përpunuar për gatime të ndryshme.
Një pjesë e tyre u gjetën në frigoriferë dhe kavanozë të mbyllur.
Mbetje të tjera të të ndjerave u gjetën rrotull shtëpisë.
Imazhet e më poshtme, janë shqetësuese teksa tregojnë pikërisht nga sekuestrimet policore të kryera në banesën e monstrave ruse.