Transmetuar më 12-08-2018, 17:50
Ajo është duke shijuar një nga verat më të bukura në jetën e saj.
Dhe pushime pa burrin, por me shokun e saj.
Këtë, bukuroshja Emily Ratajkowski e ka vërtetuar teksa është fotografuar duke festuar me miq në një jaht luksoz në Sardenjë, Itali.
Modelja 27-vjeçare, duket se e ka harruar të paktën për momentin, Sebastian Bear-McClard, me të cilin lidhi kurorë në shkurt të këtij viti, pasi është parë tepër e lumtur në shoqërinë e shokut të saj, modelin e njohur mashkull, Jordan Barrett.
Emily u sigurua që gjithashtu të “ngrinte” temperaturat ndërkohë që ka ekspozuar trupin mahnitës e veshur me bikini me pika.