Transmetuar më 12-08-2018, 15:15

Ish-sulmuesi i Brazilit Ronaldo Luiz Nazario de Lima konsiderohet si një nga ikonat e futbollit botëror.

Lajmet më të fundit njoftojnë se ai është shtruar në një spital të Ibiza-s pasi është diagnostikuar me pneumoni.

Ish-lojtari i cili aktualisht është 41 vjeç, thuhet të jetë diagnostikuar me këtë sëmundje serioze dhe është shtruar menjëherë në spitalin Can Misses të ishullit francez gjatë së premtes.

Ai ka kërkuar që të transferohet në një spital privat, pak përpara mesnatës sipas Diario Ibiza.

Ai vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve por është përmirësuar.

Stafi mjekësor nuk ka qenë në gjendje të jepte informacione të mëtejshme.

Ronaldo ka luajtur me klube të njohura evropiane: Barcelona, Inter, Real Madrid apo Milan./a.k/noa.al/