Transmetuar më 12-08-2018, 11:16

Nga Jorida Tabaku

Me gjithë propagandën e qeverisë për turistët që po përmbysin nga cepi më cep Shqipërinë e vërteta është tërësisht e kundërta. Vendi jonë ka pësuar rënie të turistëve që kanë lënë të zbrazët plazhet e vendit.

Janë dy arsyet që shoh si stimuluese që kanë përcjellur këtë situatë. E para është mungesa e infrastruturës rrugore që sjell pamundësinë e vizitës dhe turistëve të huaj. Të gjithë jemi dëshmitarë e mungesës së rrugëve dhe gjendjes katastrofale qëato ndodhen. Qeveria ka shpenzuar mbi 500 milion euro per te lyer sheshe te zbrazeta qytetesh por nuk ka mundur t’I lidhë qytetet mes tyre. Ndërkohë që në 4 muajt e parë të vitit në përgatitje të sezonit turistik qeveria ndërtoi vetëm 2,3 km rrugeë. Qytetarët e kanë të qartë këtë situatë sa herë që kthehen nga Dhërmiu apo Saranda ku rrugët bllokohen dhe u duhen mbi 4 orë për t’u rikthyer në shtëpitë e tyre.

Në vende të frekuentuara si Gjiri i Lalëzit rruga ka mbetur ende e pashtruar ndërsa Thethi vazhdon të jetë i lidhur me një rrugë të shtruar përgjysmë. Qeveria krenohet për qendrën e Fierit ndërkohë që qytetit zhytet në kaos pasi nuk ka nisur ende rruga për të përfunduar by passin e Fierit, I cili duhet tëkishte përfunduar në 2015. E njëjta gjë vlen edhe për unazën e madhe të Vlorës që ka mbetur në letër. Qeveria ndërkohëvazhdon të shpërndajë me PPP projekte të pakërkuara, angazhohet të ndërtojë një aeroport qokë për kompanitë turke, ndërsa Vlorës I ka dhuruar trafikun.

Gjithë sa më sipër është vetëm një përqindje e vogël e problemeve të infrastrukturës. Vende si Dhërmiu apo Himara kanë mbetur të njëjtët pa asnjë lehtësi infrastrukturore, të lëna në mëshirë të fatit nga qeveria që I përdor vetëm për video tëçastit. Ato janë lënë këtë vit të boshatisur dhe nga turistët e përhershëm.

Arsyeja e dytë për boshllëkun lidhet me taksat e qeverisë. Politikat fiskale që ajo ka ndjekur I bien në kurriz sipërmarrjeve të vogla që nuk mund të konkurojnë me goglat e oligarkisë që po zaptojnë çdo pëllëmbë të plazheve, duke prodhaur rezorte fantazmë. Rezorte që nuk I hyjnë në sy turistëve dhe kërkesave të tyre për thjeshtësinë që ofron plazhi.

Fotot e mëposhtëme janë marrë nga një rrugë në një nga plazhet më të frekuentuara vitet e fundit. Fatkeqësisht qeveria nuk e ka pasur në plan të shtrojë qoftë edhe dy korsi me asfalt. Me rrugë të tilla, turistët as mund t’I afrohen vendit jo më të vendosin për t’u rikthyer sërishmi.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al