Transmetuar më 12-08-2018, 10:27

Të shtënat me armë trondisin qytetin e Manchesterit në Angli.

Të shtënat me armë jaë raportuar në orët e para të mëngjesit, ndërsa 10 persona kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit, në shkallë të ndryshme janë dërguar për mjekim në spital.

Ngjarja ndodhi disa orë pasi kishte përfunduar festa e Karnavaleve të Karaibeve, ndërsa në “Claremont Road” kishte shumë njerëz që lëviznin.

Aktualisht oficerët e policisë kanë marrë situatën nën kontroll dhe po hetojnë për të gjetur shkakun dhe autorët e ngjarjes, që mund të kishte pasoja shumë më të rënda.

Nuk dihet ende nëse sulmi ka qenë terrorist./a.k/noa.al/