Transmetuar më 11-08-2018, 19:50

Një video e ëmbël ku shfaqen tre arinj duke u larë ka bërë xhiron e botës.

Familja prej tre arinjsh është filmuar duke u larë në liqen pa shqetësuar pushuesit.

Pamjet janë regjistruar në ujërat e liqenit Tahoe, në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Video tregon arushën me dy këlyshët e saj që zhyten në ujë.

Familja e arinjve bën dhe një xhiro të vogël në bregdet dhe niset sërish për në pyll.

Për më tepër shihni videon e mëposhtme./a.k/noa.al/