Transmetuar më 11-08-2018, 12:44

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas masakrës së një dite më parë në Resulaj të Selenicës.

Basha ka shpërndarë një mesazh ngushëllimi për të afërmit e viktimave.

Në mesazhin e tij, Basha shkruan se kjo e sotmja është një ditë reflektimi për pasigurinë në vend që po rritet dita-ditës.

“Vrasja mizore e 8 familjarëve në Resulaj, përfshirë 2 fëmijë, ka tronditur të madh e të vogël. Mendimet dhe lutjet e mija janë për shpirtrat e të ndjerëve dhe dhimbjen e të afërmve. Sot është ditë zie për Vlorën dhe vendin por dhe reflektimi për pasigurinë që shtohet çdo ditë”, thotë Basha.

Tetë persona nga i njëjti trung familjar u ekzekutuan me kallashnikov një ditë më parë nga 24-vjeçari Ritvan Zykaj. Ai vrau vëllanë e gjyshit, dy djemtë me nuset e madje nuk kurseu as dy fëmijët./a.m./noa.al/ 

VIDEO: Pamjet e arrestimit të Ritvan Zykaj në Selenicë

Image may contain: 1 person, standing, sky, outdoor and nature

Image may contain: plant