Transmetuar më 11-08-2018, 11:08

Kombëtares shqiptare pritet t’i bashkohet një futbollist i lindur në Maqedoni.

Bëhet fjalë për Besir Demirin, i cili aktivizohet në Ukrainë te skuadra e Mariupol.

Lajmi konfirmohet nga vetë lojtari i cili i është përgjigjur pozitivisht ftesës së trajnerit Panuçi. Ai është pajisur me pasaportën shqiptare dhe në grumbullimin e radhës do jetë pjesë e ekipit kuqezi.

Demiri më herët ka luajtur me ekipet e moshave të Maqedonisë por ka munguar një ftes nga kombëtarja e madhe.

“Isha në Tiranë dhe u pajisa me pasaportë. Kjo do të thotë se kam zgjedhur Shqipërinë. Nga Maqedonia askush nuk më ka kontaktuar”, ka deklaruar ai për mediat.

Ai ka luajtur më parë me skuadra si Shkupi, Vardari dhe Shkëndija./a.m./noa.al/