Transmetuar më 10-08-2018, 21:26

Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Carl Bild, i cili gjithashtu është diplomat dhe njohës i mirë i gjeopolitikës në Ballkan, ka bërë një shkrim te gazeta prestigjioze “Uashington Post” për idenë e shkëmbimit të territorit mes Serbisë dhe Kosovës.

Sipas Bild, krerët e ashpër të Bosnjës mezi po presin që të ndodhë një gjë e tillë, kurse një situatë po aq e rrezikshme mund të shpërthejë edhe në shtetin e Maqedonisë, ku shqiptarët janë pjesë substanciale.

Bild paralajmëron seriozisht, se “kjo do të ishte të luash me zjarrin”.

“Një shkëmbim territorial ka gjasa të ndiqet nga një shkëmbim popullsie për të krijuar territore etnikisht homogjene…

Përveç detajeve të diskutueshme në vendet që preken menjëherë (dhe fakti që do të ishte e vështirë për t’u zbatuar), kjo do të rrezikonte hapjen e Kutisë së Pandorës për sfida të reja në të gjithë rajonin.

Mund të rihapte debatin për të ardhmen e Bosnjës.

Krerët e ashpër serbo-boshnjakë, me siguri që e mirëpresin rastin.

Dhe pastaj ekziston çështja edhe më e vështirë dhe e rrezikshme e Maqedonisë, ku shqiptarët janë pjesë substanciale e popullsisë.

Nëse zonat shqiptare të rajonit fillojnë të vijnë së bashku edhe përmes një procesi të shkëmbimeve territoriale, do të ketë patjetër nga ata që pyesin pse kjo nuk duhet të zbatohet edhe në Maqedoni.

Seriozisht që kjo do të ishte "të luash me zjarrin", bën prognozën e frikshme, diplomati i njohur suedez.