Transmetuar më 10-08-2018, 16:02

Certifikatat e lindjes apo familjare për shqiptarët jashtë vendit nuk do të ofrohen vetëm në Itali po dhe në 12 shtete të tjera të botës.

Lajmi bëhet i ditur nga ministria e Jashtme ku thotë se shtohen shërbimet për shtetasit shqiptarë jashtë territorit.

“Tashmë shtetasit shqiptarë me rezidencë në këto vende mund të tërheqin Certifikatën e Lindjes ose Familjare nëpërmjet Përfaqësive të RSH-së në:

Vjenë, Sofje, Pragë, Budapest, Prishtinë, Zagreb, Tokio, Podgorice, Bukuresht, Bratislavë, Bernë, Ankara dhe Stamboll.

Ofrimi i këtij shërbimi nga MEPJ përmbush objektivat dhe prioritetet e Qeverisë shqiptare për:

• Ofrimin e shërbimeve ndaj shtetasve shqiptarë jashtë territorit të RSH-së; • Lehtësimin dhe reduktimin e ndjeshëm të kohës për marrjen e këtyre shërbimeve nëpërmjet Përfaqësive Diplomatike dhe Konsullore; • Zgjerimin e gamës së këtyre shërbimeve online.