Transmetuar më 10-08-2018, 15:07

Sara Hoxha, një ndër aksioneret kryesore të Top Media, pjesë e të cilës janë Top Channel dhe disa radio e televizione të tjera, si dhe biznese të tjera që ka bashkë me të ëmën Vjollca Hoxha, është në prag të një dasme luksi.

Nesër më 11 gusht, Sara Hoxha do të mbajë dasmën me bashkëshortin e saj Ledion Liço.

Kurse një ditë më vonë, më 12 gusht do të mbajë edhe një festë.

Dasma dhe festa bëhen në Como të Italisë, vend i njohur ku VIP-a dhe pasanikë bëjnë eventet e tyre.

Orët e fundit Sara u shfaq në këto foto që gjeni më poshtë teksa fluturonte me një avion në klas biznesi.

Ajo ka udhëtuar me motrën e saj Lorin.

Në eventet që ka përgatitur, pritet të bashkohen familjet e çiftit, të afërm, por edhe miq të tyre, përfshirë nga media e tyre. /noa.al/