Transmetuar më 10-08-2018, 13:44

Pak ditë më parë ai përloti botën me foton e fundit me vajzat e tij.

Sportisti i njohur i golfit Jarrod Lyle, dergjej në shtratin e spitalit me serumin në krah ndërkohë dy vajzat e tij i qëndronin pranë.

Më e vogla ishte shtrirë në krevat së bashku me të atin që i dhuronte një prej puthjeve të fundit.

Pas asaj fotoje mjaft prekëse, ka ardhur edhe lajmi i trishtë. Leuçemia e ka mundur Jarrod Lyle.

Dy herë ai e kaloi me sukses sëmundjen, por këtë herë fitoi ajo. Sportisti i njohur ka mbyllur sytë përgjithmonë. Ai vdiq mbrëmjen e së mërkurës në orët e vona.

Sporti i golfit ka humbur një prej lojtarëve më të mirë./a.m./noa.al/