Transmetuar më 10-08-2018, 12:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Rapck të Përmetit ku një person është hedhur nga ura e fshatit në lumin Vjosë.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N.S., 57-vjeç.

Prej 24 orësh ai rezulton i zhdukur ndërkohë pritet gjetja e trupit për ta shpallur të vdekur.

Raportohet se në vendngjarje kanë mbërritur polumbarët të cilët kanë nisur kërkimet në lum.

Po ashtu, kërkime janë zhvilluar edhe përgjatë rrjedhës së lumit në të dy anët për disa kilometra.

Sipas të dhënave të para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka qenë në gjendje depresive./a.m./noa.al/