Transmetuar më 10-08-2018, 11:32

Një ngjarje tragjike ndodhi një ditë më parë në Milot ku një 14-vjeçar u mbyt teksa po lahej në lumë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Zogut” ku adoleshenti emri i të cilit nuk bëhet me dije po lahej së bashku me disa shokë.

Por, papritur trupi i tij u zhduk në ujrat e lumit.

Adoleshentët e tjerë dhanë alarmin tek të afërmit e viktimës të cilët njoftuan policinë.

Pas disa orësh, polumbarët arritën të gjejnë trupin e pajetë të minorenit.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.m./noa.al/