Transmetuar më 10-08-2018, 11:13

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit po tregohet mjaft i rreptë me procesin e vettingut duke kërkuar apelimin për disa raste kur gjyqtarët apo prokurorët janë konfirmuar.

ONM ka përpiluar një tjetër kërkesë ndaj Komisionerëve Publikë ku kërkon apelimin e vendimit për gjyqtarin e Apelit Administrativ Artur Malaj.

Mësohet se rekomandimi është paraqitur gjatë ditës së sotme.

Kujtojmë se gjyqtari Artur Malaj u konfirmua nga KPK në vendimi ne datës tre Gusht edhe pse ndaj tij u ngritën disa probleme për pasurinë.

Komisionerët ngritën dyshime për një vilë në Vlorë për të cilën gjyqtari tha se nuk i përkiste por ka jetuar atje me qira.

Bazuar në ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publikë.

Ndërkohë, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Komisionerët publikë pak a shumë bëjnë rolin e “prokurorit” në proces./a.m./noa.al/

Kalon vetingun, gjyqtari Artur Malaj konfirmohet në detyrë

KPK zbulon vilën në Vlorë, gjyqtari: Nuk kam asnjë lidhje me atë pronë